Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Pendarovski e ka nënshkruar Deklaratën për fëmijë, të rinj dhe aksion klimatik

Shkup, 23 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka nënshkruar Deklaratën për fëmijë, të rinj dhe aksion klimatik. Në nënshkrimin kanë marrë pjesë aktivistë të rinj, të cilët kanë marrë pjesë në Samitin rinor për ndryshime klimatike në Shkup, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Naser Nuredini dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Di XHovani.

 

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, me rastin e nënshkrimit të Deklaratës, është mbajtur edhe debat tematik ku u diskutua për obligimet që dalin nga Samiti vjetor për ndryshime klimatike COP26 në Glazgou, aktivitetet vijuese që ndërmerren nga ana e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe hapat e ardhshme në nivel kombëtar.

Aktivistët e rinj, siç thuhet, kanë diskutuar për mundësitë për përfshirjen e tyre më të gjerë në proceset e vendosjes dhe krijimit të politikave për ndryshimet klimatike dhe kanë shprehur interes për masat që ndërmerren me qëlllim të mbrojtjes së pyjeve, reduktimit dhe parandalimit të mbeturinave dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit.

Presidenti Pendarovski e ka përshëndetur entuziazmin e të rinjve dhe ka theksuar se kjo Deklaratë na përkujton se një nga motivet kryesorë për ballafaqim me ndryshimet klimatike janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë, respektivisht e drejta e tyre e klimës së sigurtë dhe mjedisi i shëndoshë jetësor.

Ministri Nuredini  i ka ndarë ambicjet klimatike kombëtare dhe i ka inkurajuar të rinjtë që aktivisht të marrin pjesë në miratimin e ligjit të parë për aksion klimatik, me të cilin juridikisht do ta projektohet rruga drejt neutralitetit të qymyrit të vendit.

Përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricia Di Xhovani, duke e përshëndetur nënshkrimin e Deklaratës, tha se ky dokument i shpreh angazhimet e vendit që t’i marrë parasysh nevojat, të drejtat dhe perspektivat e fëmijëve  në politikat për ndryshime klimatike në të gjitha nivelet.

Maqedonia e Veriut iu bashkangjit rreth 30-të vendeve-nënshkruese  evropiane  të Deklaratës për fëmijë, të rinj dhe aksion klimatik, e cila u miratua në Samitin për ndryshime klimatike në Madrid në vitin 2019. 

Related posts

Filipçe njofton për rekord të vaksinimeve: Virusi shpërndahet te të pavaksinuarit

D V

Planifikohen ndryshime në programin për mbrojtje shëndetësore

Z H

Memedoviq: Doza e tretë kundër Omicorn është e mjaftueshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More