Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Meta viziton Universitetin e Palermos: Djep i dijes dhe i traditës së kultivimit të gjuhës dhe kulturës arbëreshe

Presidenti Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Universitetin e Palermos ku u prit nga Rektori i tij, Profesor Massimo Midiri si dhe nga pedagogë të shquar të këtij institucioni të lartë arsimor.

 

Kreu i Shtetit vlerësoi faktin që kishte nderin dhe kënaqësinë e veçantë të vizitonte Universitetin e Palermos, këtë djep të dijes dhe të traditës së ndritur të kultivimit të shumë brezave studiuesish dhe personalitetesh arbëreshë.

“Ky universitet i lidhur fort edhe me hulumtimin dhe promovimin e identitetit arbëresh, një identitet unik, jo vetëm italo-shqiptar, por edhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë europiane dhe botërore.
Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë universitet është një qendër e rëndësishme albanologjike, me të cilën lidhet historia e mendimit shqiptar, e gjuhës dhe e kulturës shqiptare.
Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ka shërbyer si një pikë referimi e rëndësishme shkencore dhe kulturore, jo vetëm për komunitetet arbëreshe të Italisë së Jugut, por për të gjithë italianët dhe studiues të huaj, ndaj meriton të mbështet më shumë.
E gjitha kjo punë akademike e hulumtuese mbi albanologjinë dhe botën arbëreshe e bën Universitetin e Palermos të jetë për botën shqiptare, vendin tim dhe për mua personalisht, me një rëndësi të veçantë.” – u shpreh Presidenti Meta.

“Ne ju jemi mirënjohës për punën tuaj, sikurse edhe shprehim mirënjohjen e thellë ndaj të gjitha kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, të cilat i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë.” – theksoi Presidenti i Republikës, duke shtuar se Universiteti i Palermos është një vlerë e çmuar për Shqipërinë pasi historiku i këtij institucioni akademik është tejet i lidhur edhe me historinë dhe identitetin shqiptar.

“I jemi mirënjohës profesorit të shquar Matteo Mandalà për studimet e tij të shumta, për kontributin e madh që ka dhënë për botën arbëreshe. Matteo Mandala, është nder i Universitetit të Palermos dhe nder i kombit shqiptar.
Ju jemi mirënjohës të gjithë studiuesve në Katedrën Albanologjike, të cilët kanë përkushtuar jetën e tyre në shërbim të botës arbëreshe dhe duke kultivuar albanologë të rinj të suksesshëm, e studiues të denjë të botës italo-shqiptare.
Arbëreshët janë bijtë e Arbërisë dhe pasardhësit e Gjergj Kastriotit. Ata mbajtën gjallë kujtimin e Skënderbeut dhe e sollën figurën e tij në krye të Rilindjes Kombëtare.
Arbëreshët na ruajtën emrin si popull i vjetër. Arbër, arbëresh, arbanë. Arbëri e Albani janë fjalë, që rrojnë prej tyre.
Ata janë simbol i forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy popujve tanë.” – vuri në dukje Presidenti i Republikës.

Related posts

Edi Rama për arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes: Të përgjigjet vetë para drejtësisë

N E

Rama dhe Najada Çomo thirrje qytetarëve për tu vaksinuar: Virusi është ende mes nesh, shpëtoni jetën

D V

Rama në Vjenë: Synohet lidhja strategjike e Universitetit Bujqësor me atë austriak “BOKU”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More