Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti Meta i bashkohet thirrjes së Papa Françeskut për paqe në Ukrainë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen thirrjes së Papa Françeskut për t’u lutur për paqe në Ukrainë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Meta është shprehur se lutjet shkojnë për popullin heroik të Ukrainës që më shumë se kurrë, përmes sakrificave të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë, sovranitetit, dinjitetit kombëtar dhe vlerave evropiane ka nevojë për mbështetje dhe solidaritet mbarëbotëror.

“Le të lutemi për paqe por të angazhuar fuqimisht për të forcuar demokracinë, respektimin e të drejtave të njeriut, në mbrojtje të sovranitetit, të përkushtuar në zhvillimin e vendit, e duke shërbyer si promotorë të harmonisë dhe paqes kombëtare, rajonale e më gjerë, të palëkundur në krah të NATO-s dhe të vendosur në rrugën e integrimit evropian”, ka shtuar Meta.

Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e vështirë në Ukrainë. Ukrainasit po përballen me ditën e shtatë të një agresioni rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

🙏 Sot më 2 mars, ju ftoj t’i bashkohemi thirrjes së Papë Franceskut për t'u lutur për paqe në Ukrainë dhe për popullin…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, March 2, 2022

Related posts

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

D V

Rikthehet në punë sistemi TIMS edhe në Portin e Durrësit

Xh M

Një ditë para Kuvendit Kombëtar, Basha jep mesazhin: Nesër zgjedhim të ardhmen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More