Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti kinez nxit hapjen e bashkëpunimin e APEC-ut në sfondin e pandemisë

Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë të premten në Mbledhjen e 28-të të Liderëve Ekonomikë të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC) në Pekin nëpërmjet lidhjes me video. Në fjalën e vet në këtë mbledhje, kreu i shtetit kinez u kërkoi anëtarëve të kësaj organizate të ndërtojnë një bashkësi të Azi-Paqësorit me një të ardhme të përbashkët, me hapje e gjithëpërfshirje, me rritje të nxitur nga risitë, me një ndërlidhje më të madhe dhe me bashkëpunim me përfitime të ndërsjella.

 

Ky vit shënon 30-vjetorin e anëtarësimit të Kinës në APEC. Këto kanë qenë tre dekada të thellimit të reformave e hapjes për Kinën dhe të zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik në gjithë Azi-Paqësorin. Ky rajon është bërë fuqia ekonomike më dinamike dhe më premtuese në nivel global, duke qëndruar në pararojë të zhvillimit ekonomik botëror dhe duke dhënë ndihmesë për rritjen globale dhe mirëqenien e njerëzve në rajon.

Xi Jinping-u propozoi që të bëhen përpjekje në drejtimet e mëposhtme:

Së pari, të çohet përpara bashkëpunimi kundër COVID-19 dhe të nxitet rimëkëmbja ekonomike. Kina ka njoftuar se do t’i ofrojë dy miliardë doza vaksinash botës gjatë këtij viti, ndërsa deri më tani ka dhënë mbi 1.7 miliardë doza. Kina ka propozuar së fundmi një Nismë Veprimi për Bashkëpunimin Global mbi Vaksinat dhe ka premtuar të ofrojë tre miliardë dollarë amerikanë gjatë tre vjetëve të ardhshëm për të mbështetur reagimin ndaj COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike e shoqërore në vendet e tjera në zhvillim.

Foto:VCG

Së dyti, të zgjerohet hapja ekonomike e Azi-Paqësorit. Hapja është element jetik për bashkëpunimin e Azi-Paqësorit. Kina mirëpret hyrjen në fuqi të Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) sipas planit vitin e ardhshëm dhe ka aplikuar për t’iu bashkuar Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit (CPTPP).

Së treti, të promovohet zhvillimi i drejtuar nga risitë dhe ekonomia digjitale.

Së katërti, të realizohet zhvillimi i gjithanshëm dhe i vazhdueshëm.

Sivjet është 100-vjetori i themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK). Është objektivi i pandryshueshëm i PKK-së për të siguruar një jetë më të mirë për mbi 1.4 miliardë kinezë dhe për të promovuar paqen dhe zhvillimin e njerëzimit. Tani Kina ka nisur një rrugëtim të ri drejt ndërtimit të plotë të një vendi socialist modern. Kina do të zgjerojë në mënyrë të palëkundur hapjen dhe do të ndajë mundësitë e zhvillimit të saj me anëtarët e APEC-ut dhe mbarë botën, vuri në dukje Xi Jinping-u.

Related posts

Apple ka shtyrë kthimin e punëtorëve në zyrë deri të paktën në janar, duke përmendur rritjen e rasteve me COVID-19

D V

Gjeloshaj flet rreth mundësisë së pjesëmarrjes të partive shqiptare në një qeveri të riformatuar të Malit të Zi

D V

Zvicra do të shpërblejë qytetarët nëse bindin miqtë e tyre për t’u vaksinuar – ata mund të fitojnë drekë falas ose biletë për kinema

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More