Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti i Somalisë: 100 njerëz u vranë nga shpërthimi i dy bombave

Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe 300 të tjerë janë plagosur pasi dy bomba kanë shpërthyer në dy makina jashtë Ministrisë së Arsimit në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu të shtunën, tha presidenti i vendit në një deklaratë herët të dielën.

“Njerëzit tanë që u masakruan … përfshinin nëna me fëmijët e tyre në krahë, baballarë që ishin të sëmurë, studentë që u dërguan për të studiuar, biznesmenë që po luftonin për jetën e familjeve të tyre”, tha presidenti Hassan Sheikh Mohamud pas vizitës në vendin e shpërthimit.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse presidenti fajësoi grupin islamik Al Shabaab.

Al Shabaab zakonisht e shmang marrjen e përgjegjësisë për sulmet që rezultojnë në një numër të madh viktimash.

Shpërthimi i parë e preku edhe objektin e Ministrisë së Arsimit, ndërsa shpërthimi i dytë ndodhi derisa ambulancat kishin shkuar në vendin e ngjarjes dhe ishte një numër i madh i njerëzve që kishin shkuar për të ndihmuar, shkruan Reuters.

Related posts

Të afërmit presin të burgosurit e liruar me amnistinë e Vitit të Ri budist në Mianmar

Xh M

New York Times kufizon përdorimin e fjalës “gjenocid” në lajmet mbi konfliktin Izrael-Palestinë

Xh M

SHBA i përgjigjet kërkesës së Autoritetit Palestinez për anëtarësim në OKB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy