Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi pas disa javësh protesta në vend, sot nga Parlamenti apeloi për bashkim kombëtar.
Ai theksoi se Republika Islamike ka “dobësi dhe mangësi”, por e përsëriti qëndrimin zyrtar të autoriteteve se trazirat e shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, pasi u ndalua nga policia për moral, nuk ishin gjë tjetër veçse një komplot i armiqve iranianë.
“Vendosmëria e vendit sot synon bashkëpunimin për zgjidhjen e problemeve të njerëzve. Nevojitet unitet dhe kohezion kombëtar, sepse i bën të pafuqishëm armiqtë tanë”, shtoi Raisi.
Ai i përsëriti pretendimet e liderit suprem të Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, i cili dje deklaroi se protestat në Iran janë organizuar nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Protestat nga rrugët e qyteteve iraniane u përhapën edhe në universitete në të gjithë vendin, por edhe në shkollat e mesme.