Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi uron me kartolina ish-futbollistët legjendarë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është përkujdesur që për festat e fundvitit t’i dërgojë nga një kartolinë të gjithë atyre që kanë kontribuuar për futbollin e Kosovës.

E ndër ata që pranuan kartolina janë edhe ish-futbollistët e gjeneratës së artë të Prishtinës, si Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi, Skënder Shëngyli, Agim Cana, Edmond Rugova, Ramadan Cimili, Jusuf Tortoshi etj.

E kjo ka bërë që ata të ndjehen mirënjohës ndaj tij, duke e falënderuar për kujdesin e vazhdueshëm.

10-shja legjendare e Prishtinës, Fadil Muriqi nga Australia e largët nëpërmjet një mesazhi e ka falënderuar numrin një të FFK-së: “Përshëndetje e veçantë për kryetarin Ademi, që kurrë nuk e harrojë gjeneratën tonë”, ka shkruar Muriqi.

Related posts

U mbajt forumi i pestë i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë “30 vite pavarësi e Maqedonisë së Veriut – Roli i Kuvendit në demokraci”

D V

Bogoevski: Në këtë proces jemi maqedonas me gjuhë maqedonase

Xh M

Xhaferi – Auresku: Çdo prolongim shkakton implikime negative

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More