Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenti i Dritës del haptazi: I vetmi që ka lëvizur për ta jetësuar stadiumin tonë është Lutfi Haziri

Qyteti i Gjilanit njihet ndryshe si qytet i futbollit në Kosovë.

Kjo për faktin se ka dy super skuadra si Drita dhe Gjilani me organizimin më të mirë në Kosovë, por që fatkeqësisht luajnë në një stadium të tmerrshëm.

Së fundmi Qeveria e Kosovës nuk ndau asnjë cent nga buxheti i vitit 2022 për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan dhe kjo ka revoltuar shumë tifozët e futbollit.

Revoltë ka shprehur edhe kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri i cili po bën të pamundurën nga vetja për jetësimin e këtij projekti madhor për qytetarët gjilanas.

E në përkrahje të Hazirit ka dalë edhe i pari i FC Dritës, Flamur Bunjaku.

Presidenti i bardhekaltërve ka thënë se i vetmi që ka lëvizur gurët për jetësimin stadiumit është Lutfi Haziri.

Postimi i plotë i Flamur Bunjakut:

Jemi të befasuar me faktin që Qeveria e Kosovës nuk ka planifikuar në buxhetin e vitit 2022, përfundimin e stadiumit të qytetit në Gjilan.

Është ofenduese dhe na hidhëron pa masë ky lajm.

FC DRITA, është klub i madh dhe përtej politikës, me ne janë edhe ata që janë majtas, por edhe këta djathtas apo edhe të qendrës, por ky lloj injorimi e rëndon investimin tonë dhe shpesh na fut në mëdyshje për të vazhduar tutje.

I vetmi që ka lëvizë ca gurë për ta jetësuar Stadiumin tonë është Lutfi Haziri.
/Gazeta Olle/

Related posts

Gjilani do të parashtrojë ankesë për fitoren në tavolinë të Ballkanit

Redaksia

Kongresi i Manastirit për alfabetin shqip

Z.H

Mashtronte qytetarët duke iu ofruar shërbime me pagesë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More