Agjencia Zhurnal.mk.

Presidenca sllovene pret negociata zyrtare me Shkupin dhe Tiranën

Bruksel, 1 korrik – Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha sot e inauguroi fillimin e presidencës sllovene me BE-në në Lubjanë së bashku me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. Të dy konfirmuan se po punohet për një fillim zyrtar të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjashtë muajt e ardhshëm, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Kryeministri slloven Jansha deklaroi se zgjerimi është një qëllim strategjik i Bashkimit Evropian dhe si i tillë ai pret që dilemat të zgjidhen dhe të arrihet marrëveshje midis 27 vendeve anëtare të BE-së gjatë presidencës së vendit të tij.

Kryetarja fon der Lajen nga ana e saj konfirmoi se do të bëheshin përpjekje nga Komisioni Evropian për të arritur edhe këtë qëllim.

“Ne jemi të përkushtuar për të bërë përparim në procesin e zgjerimit përmes hapjes zyrtare të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë e mirëpres organizimin e samitit me Ballkanin Perëndimor,” deklaroi kreu i ekzekutivit evropian.

Ky samit duhet të mbahet në Slloveni më 6 tetor. 

Related posts

Moti sot përsëri i vranët dhe me shi

Z H

Seanca e sotme e Parlamentit Evropian filloi me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari

D V

Murtezani: Vendimi i partisë do të respektohet nga të gjithë deputetët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More