Agjencia Zhurnal.mk.

Premtime të mëdha, por realiteti krejt ndryshe: Qeveria e Kosovës nuk ndanë asnjë cent nga buxheti i vitit 2022 për renovimin e stadiumit në Gjilan

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka ndarë asnjë cent për renovimin e stadiumit të qytetit në Gjilan për vitin 2022.

Qeveria e Kosovës e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2022 në vlerë prej 2 milardë e 746 milionë euro.

Ky buxhet pritet të miratohet edhe nga Kuvendi i Kosovës. Në kuadër të këtij buxheti, Qeveria e Kosovës nuk ka planifikuar asnjë cent për vitin 2022 për ndërtimin e këtij stadiumi.

Renovimi i këtij stadiumi është duke vazhduar, kurse janë paraparë të bartën vetëm 1 milion e 500 mijë euro nga viti 2021 për vitin 2022, kurse për vitin 2022 nuk kanë paraparë të ndahen ndonjë fond i ri.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, për vitet 2022, 2023 dhe 2023 planifikohen të shpenzohen nga 1 milionë e 500 mijë euro për renovimin e këtij stadiumi.

Më 15 maj të vitit 2020 ishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e stadiumit të qytetit.

Stadiumi i cili përdoret nga dy skuadrat gjilanase SC Gjilani dhe FC Dritës, pritet të jetë i kategorisë së katërt./Kallxo.com/

Related posts

Sot hyn në fuqi “e diela ditë jo pune” – Inspektorati fton punëtorët të paraqesin shkeljet!

Z.H

Takim i kryetarit të LSM-së me kryetarin e Komisionit për financim dhe buxhet

Xh M

Pas 1 viti mungesë, Shuto Orizare behet me gjinekolog

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More