Agjencia Zhurnal.mk.

Prej të mërkurën një qese do të kushtojë 15 denarë

Shkup, 29 nëntor – Nga e mërkura, 1 dhjetor, do të hyjë në fuqi ndalesa për qeset e plastikës, gjegjësisht do të lejohet shitja vetëm e qeset biodegraduese për të cilat do të paguhet kompensim prej 15 denarëve për fond special për mjedis jetësor.

 

Pasi muajin e kaluar u soll vendim për ndalesë për përdorimin e qeseve të plastikës, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se ideja për çmimin e qeseve të plastikës është që të zvogëlohet përdorimi i plastikës.

“Fondi që do të krijohet nga këto 15 denarë për çdo blerje të një qese plastike do të shkojë në një fond të veçantë që do të investohet në mjedis, por do të investohet edhe në ndërgjegjen e qytetarëve se si të menaxhojnë mbeturinat në vendin tonë. Ideja është që ai të ndot dhe të paguajë dhe kështu prodhuesit që do të sjellin produkte në vendin tonë duhet të kontribuojnë dhe kjo do t’i bëjë ata të kontribuojnë në infrastrukturën me kontejnerë të ndryshëm në vendin tonë ku ne si qytetarë do të përzgjedhim mbetjet dhe Me këtë do të krijojmë një sistem që vetë qytetarët do t’i përzgjedhin mbeturinat”, sqaroi Nuredini.

Nga 1 dhjetori, siç informoi, do të ndalohet plastika për një përdorim në objektet hotelierike në zonat mbrojtëse – kjo do të thotë Pelister, Mavrovë, Mali Sharr.

Related posts

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

D V

Deri tani 185.450 të diagnostifikuar me kovid

D V

Kodra e Diellit bëhet me pistë të ndriçuar skijimi

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More