Agjencia Zhurnal.mk.

Prej sot ndalohen qeset e plastikës, në përdorim vetëm qese biodegraduese me çmim 15 denarë

Shkup, 1 dhjetor – Prej sot hynë në fuqi ndalesa për qeset e plastikës. Për qytetarët do të jenë të qasshme vetëm qeset biodegraduese për të cilat do të paguhet nga 15 denarë, mjetet do të shkojnë për fondin e posaçëm për mjedisin jetësor. Sipas MMJPH-së qytetarët do të mund lehtë të përshtaten këtij ndryshimi, që është i rëndësisë së veçantë për mjedisin jetësor.

 

Siç thanë nga MMJPH-ha për MIA-n, Ligji parashikon: Ndalesë lëshimi në treg i qeseve plastike për bartjen e mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ndalesë lëshimi i paketimeve plastike për një përdorim në objektet hotelierike në territorin e zonave të mbrojtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me përjashtim, potencohet me pagesën e kompensimit nga shfrytëzuesit përfundimtar, në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut lejohet lëshimi i qeseve të biodegradueshme për bartjen e mallrave që janë prodhuar në përputhje me standardet e përcaktuara për biodegradueshmëri, përveç qeseve plastike shumë të lehta për bartjen e mallrave ( trashësia e të cilave është më pak se 15 mikron). Kompensimi me TVSH të përfshirë, që duhet të paguajnë shfrytëzuesit përfundimtarë për qeset e biodegradueshme për bartjen e mallrave është 15 denarë për copë dhe i paguhet tregtarit në pikën e shitjes”, thonë nga MMJPH-ja.

“Qëllimi i këtij Ligji është të pengojë përdoruesit e qeseve për njëpërdorim dhe të stimulojë përdorimin e qeseve të ripërdorueshme, bazuar në parimin “ndotësi paguan”, citohet në kumtesë.

“Prodhuesit e qeseve plastike mund të vazhdojnë të punojnë edhe më tej, por duke respektuar standardin e përcaktuar për biodegradueshmëri”, nënvizohet nga MMJPH-ja.

Nga MMJPH përmendin se standardet për biodegradueshmëri janë vendosur në Ligjin e mëparshëm, ndërsa janë përcaktuar në vitin 2013. Rregullorja e re për standardet e biodegradueshmërisë është miratuar dhe pritet të publikohet në numrin e ardhshëm të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri në ditën e hyrjes në fuqi vlen Rregullorja ekzistuese”, thanë nga MMJPH-ja.

Prej se muajin e kaluar u soll vendimi për ndalesën për përdorimin e qeseve të plastikës, ministri i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Pëanifikimit Hapësinor Naser Nuredini theksoi se idea për çmimin e qeseve të plastikës është për të zvogëlar përdorimin e plastikës.

Related posts

Konstituohet Komiteti për negociata dhe ekipi negociues për Korridorin 8 dhe 10

D V

Mirçeski: Kultivuesit e duhanit të etur si për ujë, sërisht po manipulohen me çmimet

Xh M

Nagip Krasniqi: Kosova dhe Maqedonia e Veriut negociojnë për shkëmbimin e qymyrit dhe të energjisë elektrike

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More