Shkup, 30 janar – Prej sot fillon pagesa etapore e pensioneve për janarin, të cilat vazhdojnë të paguhen para kohe, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.
Pagesa e pensioneve në vlerë deri 11.000 denarë do të bëhet sot, ndërsa nesër do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë prej 11.001 deri 14.000 denarë.
Për pensionistët të cilët kanë pension me vlerë prej 14.001 deri 18.000 denarë, pagesa do të bëhet të mërkurën. Të enjten do të bëhet pagesa e pensioneve me vlerë mbi 18.001 denarë.
“Pensionistët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të dispinojnë prej 30 janarit (e hënë). Ata mund ta marrin pensionin nlë bankomat, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike”, përkujtojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.