Shkup, 5 shtator – Linja e re e autobusëve provë “2B” nga sot fillon të funksionojë në relacionin nga fshati Saraj deri në lagjen Çento dhe anasjelltas. Stacioni i nisjes/i fundit të “2B” në fshatin Saraj, siç informojnë nga Ndërmarrja qarkulluese publike (NQP) Shkup, do të jetë stacioni i nisjes/i fundit i “2”.
Traseja e “2B” do të jetë identike me itinerarin “2” nga Saraji deri te stacioni Alkaloid në Autokomand[, më pas do të vazhdojë përgjatë bulevardit “Aleksandri i Madh”, pastaj rruga “M.A. Çento” deri në lagjen Çento (stacioni i nisjes/i fundit i linjave 23 dhe 45)
Përgjatë trasesë së njejtë do të qarkullojë edhe në drejtimin e kundërt (Çento – Saraj). Linja “2B” do të funksionojë nga e hëna në të premte. Orari: Nga Saraji: 07.07, 9.18, 11.28, 13.31, 15.49 dhe 17.55, ndërsa nga Çento: 06:00, 8:10, 10:20, 12:30, 14:40 dhe 16:50.
Me futjen e linjës “2B” do të plotësohet kërkesa e disavjeçare e popullatës lokale të Çentos për ndërlidhje më të mirë dhe drejtpërdrejt të lagjes me transportin publik me pjesën tjetër të qytetit, informojnë nga NQP Shkup.