Agjencia Zhurnal.mk.

Pranon Anxhela Peristeri: Kam blerë klikime në YouTube, njëjtë si kolegët e mi

Këngëtarja Anxhela Peristeri e ka pranuar publikisht se ka blerë klikime për video-projektet e saj muzikore, të publikuara në YouTube.

Për trendin e shumëpërfolur të blerjes së klikimeve, Peristeri ka thënë se nuk është e vetmja nga estrada që e ka bërë këtë, duke shtuar se edhe kolegët e saj gjithashtu kanë blerë klikime.

 

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.

Mes tjerash, ajo ka thënë se muzika ka funksionuar më mirë kur YouTube nuk ishte sasia matëse e suksesit të projekteve të artistëve, shkruan klankosova.tv.

“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, ka përfunduar ajo në intervistën për AMSH.

Related posts

Ekskluzive: Zbulohen dy banorë të Big Brother VIP

D V

Procedohet penalisht Noizy, nuk e mbylli lokalin në orarin zyrtar?

D V

Kanë diferencë 22 vite në moshë – aktorja Helena Bonham thotë se është e lumtur për marrëdhënien me Rye Dag

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More