Agjencia Zhurnal.mk.

Pranohet ankesa e ASH-AAA-së, në Dibër do të ketë rivotim në një vendvotim

Dibër, 24 tetor – Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021, njofton Gjykata Administrative Shkup, përcjell in7.

 

Nga Gjykata Administrative Shkup njoftojn se padia nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarë dhe Alternativa, kundër Aktvendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 e ngritur kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, PRANOHET.

Vendimi i kontestuar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve UP1 nr. 11-27 nga data 20.10.2021, ANULOHET DHE VENDOSHET SI MË POSHTË:

PRANOHET ankesa e Koalicionit ALEANCA PËR SHQIPTARËT DHE ALTERNATIVA nga Tetova për shkelje të procedurës së votimit dhe përmbledhje të rezultateve të parashikuara me Kodin Zgjedhor.

Anulohen rezultatet e votimit për listat për kandidatët për kryetar dhe këshilltarë të Komunës së Dibrës, për vendvotimin nr.0543 në Zgjedhjet Lokale 2021.- thuhet në njoftimin zyrtarë të gjykatës administravive./in7.tv/

Related posts

Analizë/ BDI nga agjenda në agjendë, sa herë i dështon njëra shpikë një tjetër

N E

Analizë / Ja përse AlternAtiva tërhoqi kandidatin e saj në Kërçovë!

Redaksia

Vaksinimi zhvillohet pa pengesa, janë paraqitur rreth 1.800 fëmijë dhe të rinj

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More