Agjencia Zhurnal.mk.

Pranohen tre nga katër kandidaturat për kryetear të LSDM-së

Shkup, 4 dhjetor – Në pajtim me Rregulloren, janë pranuar katër kandidatura për kryetar të LSDM-së nga ana e Komisonit qendror zgjedhor, deklaroi sot në konferencë për shtyp, Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së.

Ajo përkujtoi se afati për parashtrimin e kandidaturave për kryetar ka skaduar dje, ndërsa janë parashtruar katër kandidatura.

“Sot në pajtim me rregulloren, mbledhje ka mbajtur Komisioni qendror zgjedhor dhe kanë vendosur se tre kandidatura janë të plota me të gjitha dokumentet dhe kushtet e nevojshme, në pajtim  me rregullat dhe kushtet të cilat janë shpallur, ndërsa një kandidaturë nuk është dhe ajo është hedhur poshtë me vendim të Komisionit zgjedhor qendror dhe kandidati, i cili e ka parashtruar është i njoftuar për këtë”, u përgjigj Petrovska në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura për verifikimin e kandidaturave të parashtruara, nëse sot komisioni i ka shqyrtuar dhe ka marrë vendim.

Ndryshe, janë parashtruar katër kandidatura për kryetar partiak të LSDM-së, nga Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Financave, Frosina Remenski, ish-deputete dhe nënkryetare e LSDM-së, Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivist i LSDM-së nga organizata komunale e partisë nga Kumanova dhe Jovan Despotovski drejtori i Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik.

Me vendim të Këshillit Ekzekutiv nga data 26 nëntor të vitit 2021, janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe do të mbahen më 12 dhjetor të vitit 2021. Procedura e kandidimit ka nisur më 27 nëntor dhe ka përfunduar dje. Të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteret në përputhje me Statutin e LSDM-së. Për kryetar të LSDM-së mund të kandidojë personi i cili ka së paku pesë vjet anëtarësim në parti dhe i cili është zgjedhur nga Kongresi së paku një herë si anëtar i njërit prej organeve të partisë. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen nga 80 komisione komunale zgjedhore dhe këshilla në vendvotimeve. 

Related posts

Ahmeti nga Sllupçani: UÇK, pjesë e pandashme e historisë së Maqedonisë së Veriut

Redaksia

Petkov bisedoi në telefon me Kovaçevskin: Kemi qëllim të përbashkët – fqinjësinë e mirë dhe marrëdhëniet e mira

D V

Përdhunohet një 21 vjeçare në Shkup

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More