Agjencia Zhurnal.mk.

Pr/ligji për shtetësi akoma nuk ka epilog, Ismaili: Të gjitha opsionet mbeten të hapura

Shkup, 10 korrik – Propozim ligji i ri për shtetësinë akoma nuk ka marrë epilogun përfundimtarë të tij. Propozim ligji nuk ka kaluar as fazën e parë të miratimit dhe gjendet në komisionin amë.

 

Aspekti i hartimit të propozim ligjit dhe dakordimi i partive opozitare shqiptare me partinë maqedonase në pushtet, ka shkuar relativisht mir, por i njeti më pas të bllokohet nga opozita maqedonase.

Ky pozicion i ka lënë pa kundërveprim partitë opozitare shqiptare, të cilët kërkojnë bashkëpunim me pushtetin për të gjetur mekanizma të tjerë të cilët do të mundësonin jetësimin e ligjit.

Deputeti i Alternativës Hysni Ismaili për TVM2 pohon se vështirësitë fillestare vijnë nga ana e opozitës maqedonase VMRO dhe e Majta të cilat nuk pranojnë miratimin e një ligji të ri për shtetësi, megjithëse shprehin dyshimin për mungesë vullneti edhe nga pushteti.

“Në mbledhjen e parafundit filloi VMRO-DPMNE-ja të kërkojë procedurale, dhe debat publik… më pastaj u morëm vesh me ato që ligji të kalojë, e më pas u paraqit problemi tjetër me partinë “E Majta”, ku qëndrimi i kryetarit të sajë ishte i prerë se partia e tij nuk do të lejojë që ky ligj të kaloj, dhe vet u shpreh se ai do ta pengoje këtë ligj në cdo mënyrë vetëm e vetëm ky ligj mos të kaloje. Edhe pse në shikim të parë duket se partia e majta e bllokon këtë ligj, por ne kemi dyshimet tona se ndoshta edhe partitë në pushtet janë të përziera në këtë pengim të kalimit të ligjit” – tha Deputeti i Alternativës, hysni Ismaili.

Deputeti Ismaili potencon që në rast të bllokadave të mëtutjeshme dhe në rast të mungesës eventuale të vullnetit politik nga partitë e shumicës që propozimi të kalojë me flamur europian, atëherë opozita shqiptare është e gatshme të ti kthehet rrugës së bllokimit të punës së Parlamentit.

“Nëse kështu vazhdon, ne do të marim hapa të tjera konkrete, në ndërkohë me konsultime me kryetarin e Parlamentit dhe me kordinatorët e subjekteve politike ne mendonim që këtë ligj ta kalojmë me flamur europian, por nëse edhe këtu hasim në pengesa të ndryshe, atëherë ne do ti kthehemi atij mjetit tonë të fundit që e kishim me bllokimin e Parlamentit, dhe ky opsion seriozisht është duke u diskutuar brenda nesh deputetëve të partive të koalicionit dhe ai do të jetë hapi i fundit që prap procesin do ta kthejmë nga e para” – u shpreh Ismaili.

Ismaili megjithatë është i mendimit se partitë më të mëdha në Qeveri do të gjejnë gadishmëri që këtë ligj ta shtyjnë përpara, me qëllim që të mos lejojnë që vendi sërish të përballet me Parlament jofunksional si dhe me probleme të natyrave të ndryshme që pasojnë si rezultat i bllokimit. 

Related posts

Gaber: I realizuam kërkesat, tani është koha të marrim rezultat korrekt

Z H

Sondazhi i Rejting: Shilegov me 8.7% përparësi ndaj Arsovskës në raundin e parë

D V

Prindërit e nxënësve të Idrizovës dhe Bërnjarcës paralajmërojnë bllokimin e rrugëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More