Agjencia Zhurnal.mk.

PP: Me përkushtim punohet në përfundimin e të gjitha lëndëve të PSP-së

Shkup, 3 mars – Në pothuajse të gjitha lëndët e marra nga ish-Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka avancim të caktuar, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas intervistës së ambasadores së SHBA-së Meri Bërnz për TV21, në të cilën ajo kërkon sa më shpejtë të përfundojnë këto lëndë, nga Prokuroria për Nova TV informojnë se dinamika me të cilën zhvillohet çdo lëndë individualisht, varet nga koha e nevojshme që të mblidhen të gjitha dëshmitë e nevojshme dhe të konfirmohen të gjitha faktet me qëllim që të sillet vendim përkatës i merituar. Megjithatë, siç thekson PP-ja, jashtëzakonisht me përkushtim punohet në këtë – të gjitha këto lëndë sa më shpejtë të përfundojnë.

“Gjithashtu, ajo dinamikë, në një pjesë të lëndëve nuk varet në tërësi nga Prokuroria Publike, duke e marr parasysh se për një pjesë të lëndëve në vijim është procedura gjyqësore për të cilën rrjedhën e seancave e cakton gjykata kompetente, ndërsa në një pjesë janë ekspertizat e ardhshme për të cilat veprojnë institucione të tjera. Në një pjesë të lëndëve, megjithatë, drejtohen edhe kërkesa për ndihmë ndërkombëtare juridike, të cilët gjithashtu kërkojnë periudhë të caktuar kohore. Në gati të gjitha lëndët e marra ka avancim të caktuar, që është vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për avancimin e vendit ku në pjesën për vërejtjet përmbledhëse për sistemin gjyqësor qëndron se:”Lëndët e nisura nga ish-PSP-ja vazhdojnë të avancohen, duke vemdosur përgjegjësi për përgjimet e paligjshme””, informojnë nga Prokuroria Publike.

Lëndët nga PSP-ja, sipas PP-së, menjëherë pas marrjes janë sistemuar tek prokuroritë kompetente publike ku prokurorët publikë kanë vazhduar me marrjen e veprimeve

Related posts

Mickoski në takim me ambasadorin hungarez Klajn

Xh M

Pendarovski – Pahor: Suksesi i politikës së zgjerimit do të varet nga rasti i Maqedonisë së Veriut

Redaksia

Ishte ndër më të mirët te Malisheva, Pefqeli drejt rikthimit te ish-skuadra

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More