Agjencia Zhurnal.mk.

PP e ankimoi aktvendimin për fatkeqësinë e rëndë të komunikacionit në “Siti Moll”

Shkup, 14 prill – Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shkup, i pakënaqur nga kohëzgjatja e sanksionit të shqiptuar penal, sot parashtroi ankesë kundër aktvendimit të shkallës së parë të Gjykatës themelore penale Shkup për fatkeqësinë e komunikacionit që ka ndodhur më 20.01.2021, në afërsi të qendrës tregtare “Siti Moll” në Karposh, ku i akuzuari për këtë vepër ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 67,3 kilometrave në orë, që është për 17,3 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar maksimale, me çka u pamundësua ta ndal automjetin dhe me pjesën e përparme ka qëlluar dy këmbësorë, të cilët kanë kaluar në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Një nga këmbësorët, vajza e moshës 24-vjeçare, me këtë rast u lëndua me lëndime të rënda dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa këmbësori tjetër u dërgua në spital.

Në të vërtetë, me aktvendimin në bazë të pranimit të fajit, më 11.04.2022, Gjykata themelore publike e ka shpallur fajtor të akuzuarin J.Gj. për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Me këtë rast, gjykata e ka dënuar me dënim me burg prej tre vjetëve, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe i shqiptoi ndalesë për drejtim të automjetit të kategorisë “B” në kohëzgjatje prej tre viteve nga dita e hyrjes në fuqi të aktvendimit.

Prokurori publik vlerëson se me kohëzgjatjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë nuk do të arrihen qëllimet e dënimit në planin e parandalimit të përgjithshëm dhe të posaçëm të këtij lloji të veprës penale./Zhurnal.mk

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy