Agjencia Zhurnal.mk.

PP do të ndjekë parregullsi eventuale të procesit zgjedhor

Shkup, 31 tetor – Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon në vazhdimësi t’I ndjekë ngjarjet lidhur me procesin zgjedhor, përmes Komisionit përkohësisht të formuar për ndjekjen e parregullsive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit nga Kodi penal dhe vepra tjera penale të cilat do të mund të ndodhin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve lokale.

Sot do të vendosen ekipet shtesë kujdestare në prokuroritë publike. Në proces të raportimit të ndërsjellë të koordinuar kumtuan nga Shërbimi për marrëdhënie me opinionin pranë PPRMV-së, Komisioni do ta ndjekë procesin e votimit në të gjitha komunat ku ka rreth të dytë të zgjedhjeve.

Prokuroritë publike, theksohet, me përkushtim veprojnë në luftën kundër veprave penale me procesin zgjedhor dhe votimin, duke dhënë kontribut ndaj shuarjes dhe parandalimit të tyre.

“Urgjentisht dhe me prioritet prokuroritë do të vazhdojnë të veprojnë sipas parimeve për kryerjen e veprave penale lidhur me zgjedhjet. Njoftimet e marra menjëherë do të përcillen deri tek prokuroritë përkatëse themelore publike, në drejtim të kontrollit të gjetjeve dhe sjelljes së vendimeve për veprim të mëtutjeshëm”, qëndron në kumtesë.

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut përkujton se në funksion është adresa e hapur elektronike izbori@jorm.mk, ku secili që mendon se në një procedure ka indikacione për vepër të bërë penale lidhur me procesin zgjedhor mund të parashtrojë parashtresë deri tek Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy