Agjencia Zhurnal.mk.

Potter s’është i interesuar për Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të jetë duke kërkuar skuadër, pas Kampionatit Botëror 2022.

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo dha një intervistë gjatë kësaj jave, duke kritikuar ashpër klubin e tij. Intervistë e tillë s’ishte dëgjuar më parë.

 

Tani, CR7 thuhet se s’ka derë kthimi tek United. Emri i tij ka filluar të lidhet me disa skuadrave, mes së cilave edhe Chelsea.

Por, ‘The Express’ raporton se trajneri i Chelsea, Graham Potter nuk dëshiron ta ketë Ronaldon në skuadër.

Kësisoj, gjasat janë të mëdha që ‘Blutë’ të mos bëjnë ndonjë lëvizje për Ronaldo, gjatë merkatos së janarit.

Potter nuk e sheh Ronaldon si një profil që i përshtatet vizionit dhe taktikave të tij, prandaj nuk dëshiron që ‘Blutë’ të nënshkruajnë me të.

Pronari i Chelsea, Todd Boehly raportohej se pëlqente Ronaldo, por as menaxheri Thomas Tuchel nuk preferoi transferimin e portugezit, duke pasur qëndrim të ngjashëm me atë të Potter. 

Related posts

Ricciardo: Nëse ma jepni një makinë të mirë, patjetër se do të fitoj

Lea Muslija

Zyrtarisht Ronaldo mungon në derbin Liverpool – Manchester United

D V

Rafael Nadal dhe Mery Perello bëhen prindër për herë të parë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More