Agjencia Zhurnal.mk.

Postoi në rrjetet sociale një video duke kërcyer, 18-vjeçarja vritet nga babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan, ku babai ka vrarë vajzën e tij 18 vjeçare me ndihmën e 3 të afërmve, pas një videoje që kishte postuar viktima në rrjetet sociale.

18 vjeçarja kishte postuar një video duke kërcyer me në shoqe në rrjetet sociale, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në botë. Dy vajzat u dënuan me vdekje nga këshilli i pleqve të fshatit, pasi publikimi i fotove të grave konsiderohet tabu në zonat fisnore.

Policia njoftoi se 18-vjeçarja u qëllua dhe u vra nga babai i saj, Arslan Mohsin. Krimi i nderit ndodhi në Kolai-Palas, në pjesën malore të Pakistanit veriperëndimor, pranë kufirit me Afganistanin.

Tre të afërm të tjerë u arrestuan dhe u dërguan në gjykatë, tha zyrtari i policisë Masood Khan për Reuters. Të afërmit kishin bërë thirrje gjithashtu që shoqja e 18-vjeçares, e cila ishte fotografuar me të, të vritej për nder, por ajo u shpëtua nga policia, thanë zyrtarët.

Çdo vit, qindra gra në Pakistan janë viktima të krimeve të nderit, të kryera nga të afërmit që pretendojnë se po veprojnë në mbrojtje të nderit të familjes, sipas grupeve të të drejtave.

Ligjvënësit në Pakistan kanë bërë thirrje që vrasësit e dyshuar të së resë të ndëshkohen ashpër, ndërsa grupet e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin për dështimin e vendit për të mos lejuar krime të tilla.

Pavarësisht ligjeve më të ashpra dhe protestave sociale në Pakistan, vrasjet për nder vazhdojnë, me Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Pakistanit që raportoi 384 raste vetëm në vitin 2022.

Related posts

Kush bën më së shumti thashetheme në zyrë?

D V

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

D V

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky