Agjencia Zhurnal.mk.

Post Malone ndërpret koncertin dhe marton dy fanset e tij në skenë

Post Malone e ka dëshmuar se bën gjithçka për admiruesit e muzikës së tij, siç edhe ka ndodhur me rastin e fundit.

Në një nga koncertet e tij në Seattle, dy fanse u ngjitën në skenë ku po i priste këngëtari dhe që më pas filloi me ceremoninë e dasmës.

 

Vajzat qëndruan ballë për ballë, ndërsa reperi kërkonte vëmendjen e të gjithëve dhe më pas ai i udhëhoqi ato nëpër disa hapa të shkurtër për t’i thënë ‘PO’ njëra-tjetrës – ndonëse turma duartrokiste vazhdimisht.

Pasi çifti shkëmbyen ‘PO’-të me njëra-tjetrën, Post u dha atyre dritën jeshile për puthjen.

Artisti i shpalli të martuar përpara audiencës, gjersa të gjithë u shfaqën të lumtur e duke brohoritur tërë kohën.

Kjo nuk është hera e parë që Malone bën një gjë të tillë, madje është kthyer në yllin e preferuar për shkak të këtyre veprimeve.

Ai muajin e kaluar zbuloi gjininë e një çifti duke treguar se dy nga fansat e tij po prisnin një vajzë.

Për këtë pati reagime të shumta në internet, gjë që bëri ta vlerësojnë edhe më shumë kompozitorin amerikan.

Related posts

Naim Abazi rrëfen njohjen me Mihrije Brahën: Ishte dashuri me shikim të parë

D V

“Astroworld”: Komiteti i Kongresit nis hetimin për festivalin vdekjeprurës në Houston

D V

Vijnë në jetë binjaket, Eni Vasili bëhet nënë për herë të parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More