Agjencia Zhurnal.mk.

“Portieri më i mirë në botë nuk shkon në PSG” – Cassano e godet Donnarumman

Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano e ka kritikuar ashpër Gianluigi Donnarumman pse iu bashkua Paris Saint-Germainit, duke thënë se portieri më i mirë në botë nuk shkon në PSG.

 

Paris Saint-Germain njoftoi dje për afrimin e heroit të Italisë në Euro 2020. Donnarumma ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me gjigantin francez.

Portieri 22-vjeçar iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë nga Milani, pasi nuk kishte qenë në gjendje të arrinte marrëveshje për vazhdimin e kontratës e cila i mbaroi më 30 qershor.

Cassano, ish-sulmuesi i Milanit, e ka kritikuar Donnarumman pse e ka zgjedhur PSG-së para ndonjë ekipi të madh dhe tradicional evropian.

“Përse, a është ai portieri më i mirë në botë, a nuk e kërkonin Bayern Munich, Real Madridi dhe Barcelona?” tha Cassano për Bobo TV.

“(Manuel) Neuer është 36 vjeçar, nëse ai është portieri më i mirë tani, lë të garojë me (Thibaut) Courtois dhe (Marc-Andre) Ter Stegen dhe le t’i largojë ata. Por ai e bëri të kundërtën, shkoi në PSG”, shtoi ai.

Në Paris, Donnarumma do të luftojë për një vend në portë me veteranin Keylor Navas. /Gazeta Express/

Related posts

Real Madridi theu të gjithë rekordet e klubit me shumë e ofruar për Mbappen, por as kjo nuk ka mjaftuar

Redaksia

“Spanja luan në stadiumin e një tifozi të Barcelonës” – kështu i referohet Marca, legjendës Fadil Vokrri

D V

Lewandowski u hakmor ndaj Barcelonës me një përfundim të shkëlqyeshëm të aksionit, goli i tij krahasohet me atë të Messit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More