Agjencia Zhurnal.mk.

Portieri i Ajaxit, Andre Onana pas kryerjes së dënimit për doping: Një pilula 40 miligramëshe më “shkatërroi” jetën, pyesja veten a jam i varur nga droga

Portieri i Ajaxit, Andre Onana ishte i suspenduar për një vit për shkak se dështoi në testin e dopingut në tetorin e vitit të kaluar dhe tani ka treguar se si një pilulë 40 miligramësh ia “shkatërroi” jetën.

Në mëngjesin e 30 tetorit 2020, Onana nuk u ndje mirë, donte të pinte një pilulë për të lehtësuar shqetësimin dhe pa e ditur mori Lasimac, një ilaç që gruaja e tij e kishte përdorur më parë.

UEFA pranoi se ishte një gabim i paqëllimshëm, sepse këto pilula nuk përmirësojnë performancën, por gjithsesi është i sanksionuar. Së fundi, ai është rikthye në stërvitje me skuadrën pasi dënimi i tij u reduktua në nëntë muaj.

“Unë nuk mund të stërvitesha me asnjë trajner të certifikuar, por duhej të mbijetoja, të duroja dhe të stërvitesha vetë. Më duhej të mblidhja një ekip të fortë prej 17 personash për t’u rikthyer në formë sepse isha në kulmin e karrierës”.

“Punësove një trajner fitnesi, një trajner portierësh, psikologë… Nuk ishte e lehtë, por falë Zotit dhe atyre, ia dolëm. Është e mahnitshme se si një pilulë 40 miligramësh mund të të shkatërrojë jetën, karrierën, të jetë një njollë në imazhin tënd”.

“Psikologjikisht është shumë e vështirë. Mendova:”Si t’u them prindërve të mi se kam dalë pozitiv në testin e dopingut kur nuk kam pirë kurrë duhan apo ndonjë gjë në jetën time?””.

“Flitet për doping, por ajo që kam marrë, insistoj, është një pilulë për mbajtjen e lëngjeve. Kam bërë një gabim njerëzor, por ndonjëherë duhet të përballesh me pasojat. Ishte aq e vështirë sa ndonjëherë dyshoja edhe në veten time”.

“Pashë gjithçka që shkruhej në media dhe mendova: ‘A jam narkoman?’ Të bën të vetëdijshëm dhe të bën më të fortë. E kuptoni që nuk ka humanizëm në futboll. Për disa ne jemi robotë dhe nuk kemi të drejtë të dështojmë”, ka thënë Onana për ‘Marca’.

Portierit kamerunas i skadon kontrata në qershor, ai ende nuk e ka vazhduar kontratën me Ajaxin dhe tashmë përflitet se do të kalojë te Interi.

Megjithatë, Barcelona, ​​për të cilën ai kishte mbrojtur si i ri, është futur në garë. 

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky