Agjencia Zhurnal.mk.

Pompa e benzinës “Makpetroll” e rinovuar dhe modernizuar në qytetin e Dibrës

Lideri në tregun e naftës dhe derivateve të naftës, “Makpetroll”, i cili këtë vit shënon 75 vjet nga themelimi, e rinovoi dhe modernizoi plotësisht pompën e benzinës në Dibër. Me një investim prej mbi 40 milionë denarë, kjo pompë do t’i plotësojë edhe më shumë nevojat e ardhshme të banorëve vendas, por edhe të udhëtarëve që tranzitojnë në këtë pjesë të vendit.

  • Vendosmëria jonë gjatë shtatë e gjysmë dekadave të kaluara ka qenë investim i vazhdueshëm në kapacitetet ekzistuese si dhe në kapacitetet e reja. Njëkohësisht, vazhdimisht jemi në rrjedhë me zhvillimin global të tregut të naftës dhe derivateve të naftës. Me modernizimin, kjo pompë e njohur e benzinës në Dibër do të vazhdojë të përmbushë të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Qëllimi i kompanisë tonë është të sigurojmë shërbim me cilësi të lartë dhe në kohë, dhe konfirmim se kjo po arrihet është besnikëria e konsumatorëve – theksojnë nga Makpetroll-i.

Në pompën e rinovuar të benzinës në dispozicion është gjenerata e re e karburanteve të markës ULTRA, të cilat së fundmi janë avancuar me Dual Action Technology. “Makpetroll”, në bashkëpunim me një nga prodhuesit më të mëdhenj të aditivëve në botë, Afton Chemicals, ka përdorur gjeneratën e fundit të aditivëve në markën e saj të karburanteve. Me teknologjinë e re, karburantet benzinë dhe dizell të Makpetroll-it do t’u ofrojnë konsumatorëve konsum të reduktuar dhe efikasitet të rritur energjetik e me këtë edhe performanca të përmirësuara, mbrojtje të motorit, si dhe reduktim të emetimit të materieve të dëmshme në mjedisin jetësor.

Duke ndjekur nevojat bashkëkohore të konsumatorëve, kjo pompë e benzinës tani ka pamje moderne dhe funksionalitet të përmirësuar. Njëkohësisht janë përmbushur kriteret teknike dhe të sigurisë të rangut më të lartë. Përveç karburanteve cilësore nga familja ULTRA, për konsumatorët në objektin e shitjes do të jetë në dispozicion edhe asortimenti i gjerë i produkteve dhe shërbimeve shtesë.

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M