Agjencia Zhurnal.mk.

Polonia do të ndërtojë mur përgjatë kufirit me Kaliningradin e Rusisë

Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka urdhëruar të mërkurën ndërtimin e një barriere të përkohshme përgjatë kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

 

Një vendim i tillë vjen pas Varshava dyshon se Rusia po planifikon të ndihmojë migantët aziatikë dhe afrikanë për kalime ilegale të kufirit.

Ministri polak ka thënë se duhet të rritet siguria e kufirit në mënyrë që Polonia të ndihet e sigurt.

Ai ka thënë se ka autorizuar ndërtimin e një barriere të përkohshme në kufirin e gjatë prej 210 kilometrave.

Punimet do të nisin menjëherë.

Kufiri i Polonisë me Bjellorusinë është kthyer vitin e kaluar në krizë të madhe të migrantëve, pasi një numër i madh i njerëzve kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegalisht.

Polonia pati nisur ndërtimin e një muri prej çeliku me Bjellorusinë dhe punimet kanë përfunduar në qershor të këtij viti.

Liderët polakë dhe ata të Bashkimit Evropian kanë akuzuar Qeverinë bjelloruse – e cila është e lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin – për organizim të migrimit, në mënyrë që të krijohet kaos në Bashkimin Evropian.

Related posts

Alarmohen autoritetet pas rritjes dyfish të rasteve me COVID-19 në një rajon në Kinë, “shpërndarja” ndodhi midis nxënësve në shkolla

D V

Varianti Delta ngjall frikë: Spanja dhe Holanda vendosin masa të reja kufizuese

D V

PBOC : Kina ka kushte të favorshme për të ruajtur stabilitetin e çmimeve

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More