Agjencia Zhurnal.mk.

Polonia arreston dhjetëra migrantë në kufi me Bjellorusinë

Autoritetet në Poloni thanë se kanë arrestuar dhjetëra migrantë, që kanë kaluar me forcë kufirin nga Bjellorusia.

 

Qindra të tjerë mbeten të bllokuar në ambiente të hapura, përgjatë kufirit.

Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj.

Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit të tij.

Sipas radios polake RMF, rreth 200 persona kanë bërë përpjekje të shkelin kufirin polak pasditen e së martës dhe rreth 60 të tjerë kanë bërë përpjekje të ngjashme gjatë natës.

Një zëdhënës i departamentit rajonal të policisë tha se autoritetet kanë arrestuar më shumë se 50 persona.

“Ka qenë një natë jo e lehtë përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi”, tha të mërkurën ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Blaszczak shtoi se forca polake në kufi është rritur nga 12,000 ushtarë në 15,000.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, akuzoi të martën presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për, siç tha, orkestrimin e një vale të paprecedentë migrantësh, që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia në Poloni.

“Ky sulm që po bën Lukashenka e ka trurin e tij në Moskë; organizator është presidenti Putin”, tha Morawiecki në një seancë urgjente të Parlamentit polak.

Të martën, Lituania është bërë vendi i dytë i BE-së – pas Polonisë – që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kufirin e saj me Bjellorusinë, për shkak të krizës me migrantë.

Related posts

Xi Jinping: Kina do t’i ofrojë 2 miliardë doza vaksinash të COVID-19 botës këtë vit

Redaksia

Shefi i OBSH-së: Lojërat Olimpike duhet të mbahen, pavarësisht rreziqeve

D V

Një avion rrëzohet në Greqi, dy të vdekur

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More