Agjencia Zhurnal.mk.

Polonia ‘aktivizon’ nenin 4 të Traktatit, thërret takim urgjent të shteteve të NATO’s

Polonia ka kërkuar një takim urgjent mes shteteve anëtare të NATO’s, pas raportimeve të fundit se dy raketa ruse kanë rënë mbi territorin polak, anëtare e organizatës së NATO’s, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

 

Me kërkesën për këtë takim, Polonia ka futur në zbatim nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili është miratuar përkrah parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Çka thotë neni 4 i Traktatit të Atlantikut të Veriut

Traktati i Atlantikut të Veriut përbëhet gjithsej nga 14 nene, ku palët përfshirëse në Traktat, kanë ripohuar besimin e tyre në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me synim paqen dhe stabilitetin në zonën e Atlantikut të Veriut, shkruan Reporteri.net.

Sipas nenit 4, të cilin Polonia tashmë ‘e ka aktivizuar’ përmes kërkesës për takim urgjent, thuhet se palët duhet të këshillohen bashkarisht, në raste kur kërcënohet integriteti territorial i një shteti.

Një rast i tillë aplikohet pas raportimeve për sulm në territor të Polonisë.

“Palët do të këshillohen bashkërisht kurdoherë që, sipas mendimit të cilësdo prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e cilësdo prej Palëve”, thotë neni 4 i Traktatit.

Related posts

Trump tha se kushdo që e zbuloi “informacionin për qëndrimin tim në bunker, duhet të ekzekutohet”, shkruan në librin e reporterit të WSJ

D V

Parlamenti britanik do të votojë nesër për sanksione shtesë ndaj Rusisë

D V

Deputeti shqiptar nga Lugina thotë se po i afrohet fundi Vuçiqit dhe pushtetit të tij

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More