Agjencia Zhurnal.mk.

Politikani i ri, çmimi, populli dhe shokët e tij!

Nga Osama Muadini

 

Një politikan i ri, i cili me bindjet, qëndrimet, reagimet dhe kërkesat e tij, i ishte bërë therrë në sy pushtetit dhe sistemit që kishin ndërtuar ata ndër vite, pushteti si përfundim kishte vendosur që “ta blejë” atë.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Pas tentimeve të kota për shantazh, obstruksioneve të vazhdueshme, bile edhe kërcënimeve ndaj tij, pushteti vendos që të përdorë edhe blerjen, vetëm e vetëm ta “heqin qafe”, sepse i pengonte sistemit dhe kishte përkrahje në popull.

E dërgojnë një “të shitur” për ta takuar atë dhe për ta bindur që të “shitet” dhe pasi ulen të bisedojnë, ky i thotë :”Pse nuk u shite derimë tani, siç kanë bërë shumica e politikanëve tjerë?”

Si të shitem? … ia kthen politikani i ri.

Sa e ke çmimin ? …i thotë ky!

Po nuk kam çmim që të shitem dhe s’më bleni dot!

Çdokush ka çmim, vetëm thuaje! Se fundja edhe populli po shitet, e jo ti!

Pasi mendohet pak, politikani i ri i thotë:
“Meqë edhe populli shiteshka, atëherë shko dhe pyet çdo qytetarë që më përkrahë mua, sa e kanë çmimin secili prej tyre një nga një, dhe mblidhe shumën e tyre dhe eja e ma trego çmimin e përgjithshëm, pastaj e shohim a ia vlenë të shitem për atë çmim!”…

Kjo nuk është e mundur! – ia ktheu
“i shituri”. Si shumë po lypke ti!

Po a the që polulli po shitet? Po.
A the sa e ke çmimin? Po.

Epo atëherë, çmimin se sa vlejë unë e përcakton populli, e nëse mund t’i bleni të gjithë ata me çmimin që ata ia kanë vendosur vetes, atëherë do të mund të më bleni mua.

“I shituri” i hidhëruar nga përgjigja, pasi çohet nga tavolina i thotë: “Do të t’i blejmë shokët që të kanë ngelë, se një pjesë t’i kemi blerë! E do ngelesh vetëm me popullin”….

“Më mjafton populli, sepse nga populli e për popullin do të bëhemi shumë shokë, e s’do të na bleni dot”

Related posts

Dënimi me vdekje është një vërrë në ujë

D V

Historia e shkruar nga humbësit

D V

Çështja shqiptare në Maqdoni – Ridefinimi i Maqedonisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More