Agjencia Zhurnal.mk.

“Politico” shkruan për skandalin e ndikimit rus që tronditi BE-në

Një fushatë e ndikimit politik rus po trondit Evropën, pasi zyrtarët e lartë paralajmëruan se Moska pagoi anëtarët e Parlamentit Evropian për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të BE-së.

“Kjo konfirmon atë që ne kemi dyshuar: Kremlini po përdor media të dyshimta që pretendojnë se janë media [dhe] duke përdorur para për të blerë ndikim të fshehtë”, ka thënë zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Věra Jourová, duke i quajtur zbulimet “shumë shqetësuese”.

Siç vë në pah Politico, skandali shpërtheu kur qeveria çeke të mërkurën sanksionoi një faqe lajmesh të quajtur “Voice of Europe”, për të cilën Praga tha se ishte pjesë e një operacioni të ndikimit pro-rus.

Kryeministri belg Alexander De Croo theksoi të enjten se Rusia iu afrua anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE) dhe “i kishte paguar [ata] për të promovuar propagandën ruse”.

Fushata e re e ndikimit rus vjen me më pak se tre muaj para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian nga 6 deri në 9 qershor.

Ajo i bën jehonë shqetësimeve për korrupsion dhe ndërhyrjet e huaja të nxjerra në pah nga skandali i korrupsionit në “Katargate” që tronditi Parlamentin Evropian më pak se dy vjet më parë.

“Ne nuk mund të lejojmë të jemi një hap prapa (Vladimir) Putinit dhe ushtrisë së tij propagandistike… Duhet të kemi vazhdimisht parasysh se ai do të përdorë dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj si një armë për të ndarë Evropën”, tha Jourová.

Skandali i ndikimit “u soll” rreth faqes së internetit “Voice of Europe”.

Ministria e Jashtme çeke sanksionoi oligarkun ukrainas Viktor Medvedchuk, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, si dhe vetë Voice of Europe dhe një person të quajtur Artem Pavlovich Marchevskyi që supozohet të jetë i përfshirë në operacion.

Medvedchuk po drejtonte një “operacion të ndikimit rus” nga Rusia në territorin çek duke përdorur “Voice of Europe”, thanë autoritetet në një deklaratë.

“Ky vendim është në interesin e sigurisë së Republikës Çeke, si dhe kontribuon në mbrojtjen e natyrës demokratike të zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin Evropian”, citohet të ketë thënë ministria e jashtme çeke.

Ndërkohë shërbimet polake të sigurisë thanë të enjten se kishin kryer kontrolle si pjesë e hetimit ndërkufitar në Varshavë dhe Tychy në Poloninë perëndimore, raportoi Reuters.

Mediat lokale cituan deklaratën e shërbimeve të sigurisë duke thënë se autoritetet kishin sekuestruar 48,500 euro dhe 36,000 dollarë.

Faqja e internetit e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme të Polonisë ka qenë e mbyllur që nga mbrëmja e së enjtes.

Dhe pretendimi se eurodeputetët ishin paguar për të folur për Kremlinin ka ngritur pikëpyetje se kush mund t’i kishte marrë paratë.

Një zëdhënës i presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha në një deklaratë: “Presidentja është në dijeni të akuzave që po bëhen dhe po shqyrton akuzat specifike”.

Ligjvënësi italian i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Matteo Gazzini, i cili i dha një intervistë “Voice of Europe” dhe mori pjesë në një debat në panel së bashku me eurodeputetë të tjerë, mohoi t’i ishte ofruar ose të ketë marrë para.

“Sigurisht që jo, çfarë pyetje është kjo?”, tha ai. “Më bën të qesh kur më pyet nëse kam marrë para nga Rusia… sepse unë vij nga një familje shumë e pasur”, ka thënë ai, duke shtuar se ai është një sipërmarrës bujqësor dhe i patundshmërive që është në politikë vetëm për t’i shërbyer vendit të tij.

Ndërsa i pyetur në lidhje me komentet e tij në një panel të “Voice of Europe” në të cilin ai tha se Evropa nuk duhet të ketë synimin për të mposhtur Rusinë, dhe në vend të kësaj të fokusohet në gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë, Gazzini tha se ai dënon pushtimin dhe se trupat ruse duhet të largohen nga Ukraina.

“Në të njëjtën kohë, Evropa nuk duhet të ndihmojë në përshkallëzimin e situatës”, shtoi ai.

Related posts

Plenkoviq kandidat për kryetar të Komisionit Evropian

Xh M

Aeroporti i ndërtuar nga Kina në Nepal nxit shqetësime mbi kurthin e borxhit

Xh M

Frika nga një fatkeqësi bërthamore në Zaporozhye: A është Europa gati për një skenar të tillë?

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky