Agjencia Zhurnal.mk.

Policia për herë të parë në zgjedhjet lokale do ta sigurojë transportin e materialit të besueshëm zgjedhor

Shkup, 24 gusht – Nëpunësit policor në këto zgjedhjet për herë të parë do ta sigurojnë materialin e besueshëm zgjedhor, mes të cilit do të jenë edhe aparatet për shenjat e gishtave të votuesve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë miratoi Rregullore për mënyrën e veprimit të policisë në zgjedhje  që është përgatitur në bashkëpunim me MPB-në. Në seancë është miratuar edhe udhëzim për votim të personave të sëmurë dhe të palëvizshëm të cilët do të votojnë sikur edhe deri tani me aplikimin e llambës dhe spërkatësit UV  dhe për të cilët nuk do të shfrytëzohen terminalet për leximin e shenjave të gishtave.

 

“Risi e këtyre zgjedhjeve  në këtë Rregullore është që vendoset sigurim i obligueshëm gjatë transportit të materialit zgjedhor nga ana e policisë nga KSHK deri te Këshillat Zgjedhorë dhe anasjelltas. Bëhet fjalë, para se gjithash, për materialin e besueshëm  të fletvotimeve dhe Listën zgjedhore,  por këtë herë për herë të parë edhe me ndryshimet e ligjit  dhe pajisjen teknike për votim për identifikimin e votuesve gjatë votimit përmes shenjave të gishtave.  Kjo do të thotë se materiali i besueshëm  i tërësishëm  rregullohet që të sigurohet në mënyrë të obligueshme, ruajtja dhe transporti nga ana e policisë”, sqaroi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko.

Gjithashtu, siç tha,  përveç kësaj Rregullore sillet edhe formular për thirrje të policisë që do t’u dorëzohet këshillave zgjedhorë. KSHZ  në çdo zgjedhje  por edhe në këto do të bashkëpunojë me Shtabin Qendror Zgjedhor  të MPB-së për zgjedhjet.

KSHZ paralajmëroi, Kondarko, përgatit udhëzime dhe procedura të veçanta për vendosje të pajisjes teknike për leximin e shenjave të gishtave, në lidhje me transportin, ruajtjen, si në vetë hapësirat e KSHZ-së, për të cilën do të parashikohen  të gjtiha mbrojtjet e domosdoshme,  pastaj në cilën mënyrë do të rregullohet transporti, ruajtja, të dhënat me të cilat do të aplikohet pajisja teknike me qëllim të mbrojtjes së të dhënave personale dhe pajisjes për votim në lidhje me procesin zgjedhor.

Nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu kumtoi se në këto zgjedhje personat e sëmurë dhe të pafuqishëm  nuk do të kontrollohen me terminalet për shenjat e gishtave por ata do të votojnë sikur edhe deri tani me llambë dhe spërkatës UV. KSHZ miratoi udhëzim për mënyrën e votimit të këtyre personave  dhe kushtet që nevojiten t’i plotësojnë  që të mund të votojnë  një ditë para zgjedhjeve dhe në shtëpitë e tyre. Kërkesën dhe dokumentet mjekësore ata duhet t’i dorëzojnë  në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së ose përmes  përfaqësuesit ligjor dhe nëpërmjet rrugës elektronike.

Në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor në vend për herë të parë duhet të shfrytëzohen terminalet për leximin e shenjave të gishtave. Gjithsej 250 aparatet e para janë paralajmëruar të arrijnë nesër në KSHZ. 

Related posts

Taravari propozon orar të zgjatur të punës për hotelierëve në Gostivar

R Zh

Tregëtia me njerëz/ Në RMV dominon tregëtia për shfrytëzim seksual

Z H

Në Universitetin në Tetovë u mbajt panel diskutimi në temë “Kovid-19 mes nesh dhe vaksinimi”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More