Agjencia Zhurnal.mk.

Policia parandalon mbi 60 refugjatë të futen ilegalisht në Kosovë

“Sot rreth orës 16:50, Policia Kufitare (DRPK), konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë,  ka  pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë.

Me të pranuar informacionin menjëherë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një  plan taktik për parandalimin e tyre që mos të lejohen të hyjnë  në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre.

Po ashtu, autorietet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngushtë në zbulimin e mundshëm të ndokujt që mund të ketë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë.

Related posts

Fillon takimi trepalësh në Bruksel për dinarin

D V

Kurti në Berlin: Me deputetin gjerman diskutuam hapat drejt anëtarësimit në KiE

D V

Gërvalla për KiE: Mbetet ende punë për tu bërë, lot krokodili shqetësimet e opozitës për raportin e DASH-it

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky