Agjencia Zhurnal.mk.

Policia në tërësi e zbardhi rastin në Karbinci, nuk ka elemente të veprës penale

Shkup, 9 dhjetor – SPB Shtip në bashkëveprim me Departamentin e Policisë Kriminalistike-Sektori për Kriminalitet të Përgjitshëm dhe të Dhunshëm pranë Byrosë për Siguri Publike-Njësia për Çështje Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Shtip në tërësi e zbardhën dhe e dokumentuan rastin të denoncuar nga drejtoresha e shkollës fillore në Karbinci për kinse tentim të rrëmbimit të nxënëses, gjatë së cilës është vërtetuar se nuk ka pasur elemente të veprës penale.

“Në të vërtetë, menjëherë pas marrjes të denoncimit, nëpunës policorë kanë dalur në terren, janë ndërmarë një numër i madh i masave dhe veprimeve operative-taktike në koordinim me Prokuror Publik të Prokurorisë Themelore Publike Shtip, janë realizuar biseda me persona të cilët kanë qenë dëshmitarë të rastit në prani të prindërve, por edhe me përfaqësues të shkollës, kurse pas ndërmarrjes së masave është gjetur edhe 20-të vjeçari me të cilin poashtu është realizuar bisedë zyrtare në lidhje me rastin. Gjatë kësaj, prej të gjitha veprimeve të realizuara nga të cilat janë mbledhur dëshmi nuk është vërtetuar se ekziston bazë penalo-juridike për këtë rast”, informojnë nga MPB.

Theksojën se i gjithë materiali dëshmues nga masat dhe aktivitet e ndërmarra do ti dërgohet organeve kompetente, përkatësisht Prokurorisë Themelore Publike dhe Qendrës për Çështje Sociale Shtip për veprime të mëtutjeshme. 

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy