Agjencia Zhurnal.mk.

Policia në Nottinghamshire të Anglisë po heton 15 raste të grave të cilat janë injektuar me gjilpërë pa vullnetin e tyre

Policia në Angli po heton 15 raportime për të cilat thuhet se disa gra besojnë se janë injektuar me gjilpërë.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, policia e Nottinghamshire tha se ato raportuan efekte që ishin “në përputhje me një substancë që administrohej në trup”.

Në një rast është raportuar për një lëndim “i cili mund të jetë në përputhje me një gjilpërë”, thanë oficerët.

Autoritetet po planifikojnë të mobilizojnë më shumë oficerë policie në qendër të qytetit gjatë fundjavave të ardhshme.

Policia e Nottinghamshire tha se raporti i parë i një personi që ishte injektuar me “diçka të mprehtë, u bë më 2 tetor.

Ka pasur gjithashtu 32 raportime të njerëzve që ishin “injektuar” nga pijet e tyre e kontaminuara që nga 4 shtatori.

“Këto shifra janë rritur gjatë tetorit me numrin më të madh të raportimeve të bëra fundjavën e kaluar”, tha policia.

Policia tha se shkeljet besohet se kanë ndodhur në ditë të ndryshme dhe në vende të ndryshme.

Shumica e raportimeve janë bërë nga vajza të reja, veçanërisht studente, por ka pasur edhe raporte për të burra të rinj që ishin injektuar, tha policia.

Related posts

Presidenti Biden nominon Christopher Hill ambasador në Serbi, diplomat i njohur për Ballkanin

D V

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Redaksia

Lubjana në ujë, reshjet e shiut të rrëmbyeshëm “paralizojnë” gjithçka në Slloveni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More