Agjencia Zhurnal.mk.

Policia konfirmon se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë, thonë se janë duke e hetuar rastin

Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky i fundit është sulmuar mbrëmë nga “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”.

 

“Mbrëmë rreth orës 22:40 është sulmuar  Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme.  Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok. Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njëjtit sulmues fare nuk janë dërguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë masë kundrejt tyre”, ka shkruar Ibrahimi.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Po rasti është raportuar mbrëmë është cilësuar si sulm dhe dëmtim prone. Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Hashani. 

Mbrëm rreth ores 22:40 është sulmuar Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe…

Posted by Arianit A Ibrahimi on Sunday, November 14, 2021

Related posts

Zbulohet pllaka përkujtimore për 21 zyrtarët policorë të rënë gjatë detyrës

D V

“Zhvillim pozitiv për rajonin”/ Presidentja e KE-së: Dialogu duhet të vazhdojë tani

D V

Deliu-Kodra: 300 femra janë prekur nga kanceri i gjirit brenda nëntë muajve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More