Agjencia Zhurnal.mk.

Policia kap në flagrancë shoferin duke tejkaluar në vijë të plotë

Mbrëmjen e sotme një shofer është kapur nga policia duke tejkaluar me automjetin e tij në vijë të plotë në një rrugë në rajonin e Ferizajt.

Në njoftimin e Policisë thuhet se policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” .

“Në lidhje me këtë ndaj shoferit u shqiptua një gjobë sipas Ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë,  për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. 

Kapet në flagrancë shoferi duke tejkaluar në vijë të plotë

Kapet në flagrancë shoferi duke tejkaluar në vijë të plotë (sekuenca e bashkangjitur)Policët nga Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor të Ferizajt, kanë marr veprimet e nevojshme policore dhe kanë ndaluar personin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion "Tejkalim në vijë të plotë" . Në lidhje me këtë ndaj shoferit u shqiptua një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor.Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Posted by Kosovo Police on Saturday, January 8, 2022

Related posts

Editorial/Britania u tregua “penicilin” për Putinin në Ukrainë, a do të tregohet “penicilin” edhe për planet serbe në Veri?

I Z

BE: Policia Kosovës ka mandat për të hetuar sulmin në Banjskë – presim që Serbia të bashkëpunojë pa kushte

D V

Dy seanca këtë javë – Muja: Opozita tendencioze, s’ka arsye për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

D V