Policia kanadeze ka vrarë dy meshkuj gjatë të shtënave në një bankë në Kolumbinë britanike. Gjashtë policë janë plagosur, ndërsa shtëpinë në afërsi janë evakuuar për shkak të shpërthimit të mundshëm të bombës, kumtoi policia.
“Shtëpitë dhe objektet afariste në afërsi të drejtpërdrejtë me vendin e incidentit janë evakuuar për shkak të pranisë së mjetit potencial shpërthyes në automjet lidhur me të dyshuarit”, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen e internetit të policisë në Saniç.
Të dyshuarit ishin “të armatosur rëndë”, ndërsa informacionet e para sugjerojnë se kanë mbajtur jelekë antiplumb, deklaroi shefi i policisë në Saniç, Din Duti në konferencë për shtyp.
Tani për tani nuk ka më shumë detaje për ta.
Gjashtë policë janë dërguar në spital me plagë të rënda.