Agjencia Zhurnal.mk.

Policia ka shkyçur nga komunikacioni rreth 200 automjete që kryenin transport publik

Strugë, 24 nëntor – Rreth 200 automjete në gjendje jo të rregullt teknikisht janë takuar gjatë transportit të udhëtarëve në rajonin Ohër – Strugë, gjatë një kontrolli të policisë nga fillimi i vitit deri tani. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informon se bëhet fjalë për 11 autobusë, si dhe disa furgonë të cilët kanë transportuar udhëtarë.

 

“Më së shpeshti janë ndaluar automjete me frena të prishura dhe menjëherë janë larguar nga komunikacioni, ndërsa kundër pronarëve janë ngritur padi adekuate. Rregullsia e automjeteve për transport publik është kyç për sigurinë në komunikacion dhe uljen e fatkeqësive në komunikacion ku humbin jetën numër i madh i qytetarëve”, tha Dimoski.

Ai dërgoi apel deri tek të gjithë pjesmarësit në komunikacion, veçanërisht shoferët e veturave transportuese dhe ata që kryejnë transport, ti respektojnë rregullat e komunikacionit.

Përskaj parregullsisë së veturave, numër i madh i shoferëve nuk e respektojnë shpejtësinë e vendosur ose ngasin nën ndikim të alkoolit.

Në zonën e Strugës nga fillimi i vitit deri tani kanë ndodhur 122 ndeshje në komunikacion e ku kanë vdekur 3 persona./Zhurnal.mk

Related posts

BDI falënderon sovranin për besimin e dhënë

Z H

Deklaratë e Vullnet Murselit, kandidat për kryetar të Tetovës i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës

D V

Spitalet mund të mbeten pa specialistë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More