Agjencia Zhurnal.mk.

Policia italiane shkatërron rrjetin që ofronte pasaporta false vaksinimi

Prokurorët italianë kanë interceptuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit llogari të aplikacionit të rrjetit Telegram, përmes të cilit kriminelët ofronin certifikata digjitale vaksinimi false për Covid-19 në të gjithë territorin e BE-së.

 

”Interceptuam 10 kanale dhe llogari, të paarritshme përmes shfletimit normal”, njoftoi policia financiare ”Guardia di Finanza” në Romë.

Në faqet e tyre, kriminelët kanë ofruar falsifikime për certifikatën digjitale në këmbim të pagesës në kriptomonedha.

Certifikata dëshmon për mbrojtjen e plotë të vaksinimit kundër Covid-19 dhe është e rëndësishme për udhëtimet brenda BE.

Sipas ”Guardia di Finanza”, çmimi ishte i barabartë me midis 110 dhe 130 euro (131-154 dollarë).

Mijëra përdorues janë të regjistruar në Telegram.

Në të ofroheshin edhe vaksina të pretenduara kundër Covid-19.

Related posts

Hulumtim: Antitrupat e krijuar nga “Sinovac” mund të qëndrojnë vetëm 6 muaj

Z H

Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit, thotë HRW

D V

Katari ndihmon Libanin, 70 000 kilogramë ushqim çdo muaj për ushtarët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More