Agjencia Zhurnal.mk.

Policia financiare, MPB dhe Prokuroria basitisin NP Ujësjellës dhe kanalizim

Shkup, 16 shtator – Drejtoria e Policisë Financiare dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë hyrë në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup, këtë e konfirmuan nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) dhe nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” në Shkup.

 

Prej Prokurorisë Themelore Publike thonë se prokurori publik është njoftuar dhe se do të veprojë sipas kompetencave të veta nëse organet përgjegjëse për zbulimin e krimit përcaktojnë elementet e veprës penale.

“Prokuroria në këtë moment ka rol konsultativ dhe koordinues dhe prokurori publik informohet rregullisht për veprimet e ndërmarra. Nëse organet përgjegjëse për zbulimin e krimit përcaktojnë elementet e krimit, Prokuroria do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj”, sipas Prokurorisë Themelore Publike.

MIA sot i ka dërguar pyetje Policisë Financiare dhe kabinetit të kryetarit të Qytetit të Shkupit, por nuk ka marrë përgjigje prej tyre deri në publikimin e lajmit.

Related posts

Sondazhi i IDSCS dhe QPEP: Elita politike shpesh e tradhton popullin

Z.H

Nismë për shpalljen e Liqenit të Ohrit zonë e mbrojtur në kategorinë III – monument natyre

Xh M

MPPS: Fillon puna intensive për ligjin e ri të punës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More