Agjencia Zhurnal.mk.

Policia e Kosovës konfiskon pajisje për prodhimin e kriptovalutave në veri

Në fshatin Leshak – Komuna e Leposaviqit, njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës si dhe njësitet e Policisë së Kosovës me qëllim të zbatimit të ligjit, luftimit të kontrabandës dhe dukurive te tjera negative kanë organizuar një aksion të përbashket dhe me ketë rast është hasur në një objekt afarist në të cilin kishte pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe pije të ndryshme jo-alkoholike dhe alkoholike.

 

Me këte rast janë konfiskuar këto mallra:

“93 Kartela Grafike, 8 Antminera, 17 pllaka elektronike, 17 furnizues me rrymë, 400 litra  pije alkoolike dhe jo alkoolike”, thuhet në njoftim.

“Gjatë realizimit të këtij aksioni në afërsi është identifikuar dhe ndaluar edhe një automjet i dyshuar i cili ishte duke transportuar gjithashtu mallra të kontrabanduara nga Serbia. Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse kundër personave tëe përfshirë”, përfundon njoftimi.

Related posts

“A duhet me i mshu tavolinës për me i sjellë ligjet që i keni”, “E keqpërdore fort keq foltoren e Kuvendit”- përplasje mes Tahirit të AAK-së dhe Konjufcës

D V

Sveçla: Kemi qenë të përgatitur edhe fizikisht që të largojmë barrikadat në veri

D V

Verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë, Haxhiu: Kemi parë dënime qesharake, Byroja zgjidhje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More