Agjencia Zhurnal.mk.

Policia britanike: Shpërthimi në Liverpul ishte incident terrorist

Policia në Britani tha të hënën se shpërthimi i një taksie para një spitali në qytetin e Liverpulit po trajtohet si një incident terrorist. Një pasagjer humbi jetën dhe shoferi i taksisë u plagos nga shpërthimi.

 

Autoritetet thonë se pasagjeri në taksi mbante në dorë një pajisje shpërthyese të improvizuar dhe kërkoi që të dërgohej në Spitalin e Grave në Liverpul, por motivi, apo ajo që shkaktoi shpërthimin, nuk janë ende të qarta.

“Edhe pse motivi i këtij incidenti ende nuk dihet, duke patur parasysh të gjitha rrethanat, ai është konsideruar si një incident terrorist dhe njesia kundër terrorizmit po vazhdon hetimet. Po vazhdojmë përpjekjet për të kuptuar se si është ndërtuar pajisja, motivin e incidentit dhe nëse dikush tjetër ishte i përfshirë në të”, tha Russ Jackson, shef i njësisë kundër terrorizmit në North West.

Pasagjeri vdiq nga shpërthimi dhe policia tha sot se besonte se e dinte identitetin e tij.

Policia ka arrestuar katër persona të tjerë lidhur me ngjarjen.

Shoferi i taksisë, që u plagos nga shpërthimi, pas trajtimit mjekësor ka dalë nga spitali./WOA

Related posts

Kancelarja Merkel, mbrojtja e klimës dhe katastrofat

D V

Greqia përballet me zjarre

Redaksia

Gjermania me rekord infektimesh në 24 orët e fundit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More