Shkup, 28 nëntor – Janë dënuar 953 shoferë gjatë ditës së kaluar në aksionin e zbatuar të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Prej tyre 64 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, ndërsa gjashtë automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Nga MPB sot informuan se 500 vetura e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 453 jashtë vendbanimit.
Aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.