Agjencia Zhurnal.mk.

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Policia australiane ka njoftuar sekuestrimin e ngarkesës më të madhe të heroinës të regjistruar ndonjëherë në vend, me vlerë rreth 104 milionë dollarë.

 

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se dërgesa, e cila peshonte 450 kilogramë përfshinte 1,290 pako heroinë me markë unike të kuqe.

Konfiskimi u bë në Portin e Melbourne më 29 shtator – porti më i madh i Australisë.

Autoritetet thonë se ata kanë arrestuar një burrë nga Malajzia, pasi transporti i madh u zbulua në një kontejner me pllaka qeramike.

I njëjti më vonë u akuzua për import dhe tentim posedimi të një sasie komerciale të një droge të kontrolluar nga kufiri.

Ai mund të përballet me burgim të përjetshëm krahas dënimeve të tjera.

Related posts

Masa më të ashpra në Austri – të pavaksinuarit nuk do të mund të dalin jashtë shtëpisë

D V

Zyrtarja e OKB-së kërkon ta vizitojë këtë vit Ksinjiangun në Kinë

Redaksia

Ekspozita e Ningxia-s eksploron kulturën dhe turizmin global të verës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More