Agjencia Zhurnal.mk.

Policët belgë që ruajtën Bidenin në Bruksel nga ndonjë sulm i mundshëm me dron – ata përdorën pushkë unike

Takimi i presidentit amerikan Joe Biden me mbretin e Belgjikës, Filip në margjinat e samitit të NATO-s, është karakterizuar me disa fotografi interesante të forcave belge të sigurisë, që në vazhdimësi u kujdesën për rend dhe ligj – madje disa prej tyre mbanin armë kundër dronëve.

 

Ueb-faqe të ndryshme kanë publikuar pamje të forcave të sigurisë, ku shiheshin nëpër rrugë duke mbajtur pushkë të specializuara për rrëzimin e fluturakeve pa pilot, transmeton Telegrafi.

Kështu pjesëtarët e policisë belge janë filmuar me pushkë, e cila shkrep predha mbi dronë dhe fluturake tjera duke penguar radio-frekuencat me të cilat kontrollohet një dron.

Thuhet se pushkët për rrëzimin e dronëve që i përdor policia belge, i përkasin kompanisë austriake DroneShield.

Këto pushkë veprojnë në principin e pengimit të komunikimit mes operatorit dhe vetë dronit, e është e mundur të pengojnë edhe video linkun. 

Related posts

Shkenca në prag të zbulimit të madh – planeti i parë jashtë galaktikës sonë

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Fotografohet duke mbajtur kallashnikovin në duar derisa qëndronte jashtë dritares së veturës – policia në San Francisco vihet në kërkim të saj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More