Agjencia Zhurnal.mk.

Pogba zgjedh PSG-në para Realit

Ylli francez i Manchester Unitedit mund të përfundojë në Paris verën e ardhshme si lojtar i lirë

 

Paul Pogba mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.

Për këtë siguron mediumi “Fichajes”.

Ylli francez do të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi do t’i mbarojë kontrata me Manchester United.

Dhe, ky medium raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë “Parkun e Princave” sesa transferimin në Real Madrid.

Parisienët janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një rrogë të majme dhe Pogba pritet ta udhëheq lojën e këtij ekipi nga sezoni tjetër.

Ndër të tjera, interesim për mesfushorin kualitativ ka shfaqur edhe ish-klubi i tij, Juventus.

Pogba nuk ka qenë në nivelet e pritura dhe të dëshiruara që prej rikthimit në “Old Trafford” nga Juve vite më parë.

Related posts

James rikthehet nga lëndimi dhe udhëheq Lakers në fitoren ndaj Cavs

D V

Xherdan Shaqiri: Jam krenar me këtë ekip, penalltitë janë disi 50/50

D V

Edy Reja paralajmëron ‘hakmarrje’ ndaj Polonisë, pas fitores ndaj Hungarisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More