Agjencia Zhurnal.mk.

Pochettino tregon se sa kohë i duhet Chelseat për t’u rikthyer në majat e futbollit botëror

Mauricio Pochettino beson se do të duhen dy vjet në mënyrë që  Chelsea të arrijë në nivelin e tyre të dëshiruar, përkundër fillimit të mjerë të skuadrës së tij në këtë edicion të ri të garave në Ligën Premier.

Blutë e Londrës kanë pasur vështirësi në këtë fazë të hershme të sezonit, pasi kanë fituar vetëm dy ndeshje nga shtatë të zhvilluara në Ligën Premier.

Ky është starti më i keq i Chelseat në 45 vitet e fundit dhe presioni është tani mbi trajnerin argjentinas vetëm disa muaj pas emërimit të tij në krye të skuadrës nga Londra Perëndimore.

Pochettino nënshkroi një kontratë dyvjeçare për të marrë përsipër një skuadër që pa shumë fytyra të reja që erdhën gjatë afatit kalimtar të verës,  si Moises Caicedo, Nicolas Jackson, Robert Sanchez, Cole Palmer dhe Christopher Nkunku.

Pavarësisht investimeve të mëdha në ekip, ka pasur shqetësime në lidhje me stilin e trajnerit Pochettino, pasi shumë persona mendojnë se vështirësitë e Chelseat për të gjetur rrjetën këtë sezon mund të jenë për shkak të mungesës së udhëzimeve taktike të trajnerit argjentinas në drejtim të  sulmuesve të tij.

Në një intervistë për mediumin anglez “Sky Sports” ai u pyet se sa kohë i nevojitet që projekti i tij të jap frytet e veta, gjithmonë duke marrë parasysh kohëzgjatjen e kontratës.

“Dy vite? Unë mendoj se kjo ka të bëjë me njohjen e njerëzve dhe nëse ata janë të kënaqur me ne edhe ne do jemi të kënaqur me ta”, kishte thënë fillimisht Pochettino.

“Ne jemi duke punuar. Nuk është problem të kemi dy vjet ose pesë vjet ose një kontratë dhjetë vjeçare, më e rëndësishmja është të jemi në projektin e duhur dhe që ata të na kenë identifikuar si njerëzit e duhur për ta drejtuar këtë anije”, u shpreh argjentinasi.

Chelsea siguroi fitoren e dytë në elitën e futbollit anglez, teksa mposhti Fulhamin me rezultat 2-0.

Related posts

Real Madridi mund të ndryshojë qëndrim për të ardhmen e Arda Gulerit

D V

Aguero mund të bëjë rikthimin shokues në futbollin profesionist pas një telefonate emocionale

D V

Zyrtare: Shqipëria cakton edhe një miqësore më datë 3 qershor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy