Agjencia Zhurnal.mk.

Pochettino refuzon të konfirmojë nëse Ramos do të luajë kundër Manchester Cityt

Sergio Ramos nuk u përfshi në skuadrën e Paris Saint-Germain për t’u përballur me Nantes të shtunën dhe mbetet e paqartë nëse ai do të udhëtojë me skuadrën për në Angli, ku do të përballen me Manchester Cityn të mërkurën.

 

Ish-kapiteni i Real Madridit nuk ka shumë kohë që ka nisur stërvitjen me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës pasi u rikuperua nga një dëmtim që e ka penguar të debutojë me PSG-në, pas lëvizjes së tij gjatë verës nga Los Blancos.

I pyetur nëse Ramos do të jetë në skuadër për ndeshjen në Etihad Stadium, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino hezitoi të japë një përgjigje të qartë.

“Nuk e di”, deklaroi Pochettino për Amazon Prime Video.

“Është e rëndësishme të shihet se si ai përparon. Një gjë është të jesh në gjendje të stërvitesh dhe një tjetër të jesh në nivel për të qenë konkurrues, nuk është e njëjta gjë”.

Ramos luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare më 5 maj, kur Real Madrid u eliminua nga Liga e Kampionëve prej kampionit në fuqi, Chelseat.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe PSG-së është planifikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 21:00. 

Related posts

Georgievski nga sheshi i Shkupit: Premtuam medalje, e sollëm të argjendtë, besoj se herën tjetër do të jetë medalje e artë

D V

Liverpooli fiton pa shumë mund në udhëtim te Leeds United

D V

Jose Mourinho nuk i ndalon kritikat ndaj Luke Shaw edhe pas humbjes së Anglinë në finale ndaj Italisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More